Projekti FELMAS
Qëllimet
Projekti FELMAS (Program i mbështetjes për prindërit me prejardhje migrimi për përmirësimin e vetëregullimit tek fëmijët) synon që fëmijët me origjinë migrimi të inkurajohen në trajtimin e ndjenjave dhe sjelljes së tyre në situata të lojës dhe mësimit.
Një trajnim i ri do të përgatitet dhe testohet së bashku me prindërit. Ky trajnim është për prindërit dhe fëmijët me origjinë turke, shqiptare dhe portugeze në Zvicër. Trajnimi përfshin ushtrime për kontrollin e ndjenjave dhe sjelljes. Në pjesën e parë të projektit fokusohemi te nënat dhe fëmijët.
Pas trajnimit, nënat duhet të jenë në gjendje të përdorin njohuritë që kanë marrë. Nënat mbështesin fëmijët e tyre në zhvillimin dhe forcimin e vetërregullimit dhe vetëefikasitetit.
Për kë është projekti?
Projekti është për nënat me prejardhje turke, shqiptare ose portugeze, të cilat kanë të paktën një fëmijë nga mosha 5 deri në 11 vjeç dhe jetojnë në Zvicër.
Çfarë duhet të forcohet tek fëmijët?
Programi i mbështetjes së projektit FELMAS synon të forcojë te fëmijët këto tre kompetenca:
- Planifikimi dhe vendosja e qëllimeve
Fëmijët mësojnë të bëjnë plane, të vendosin qëllime dhe t’u përmbahen atyre. - Aftësia e vërejtjes dhe koncentrimi
Fëmijët ushtrojnë të kujtojnë gjërat dhe të përdorin përqendrimin e tyre në një mënyrë të synuar. - Kontrolla e ndjenjave
Fëmijët mësojnë për ndjenjat e tyre dhe ushtrojnë kontrollimin dhe rregullimin e tyre.
Ushtrime për të provuar
Planifikimi & vendosja e qëllimeve
Plani i veprimit
Aftësia e vërejtjes & koncentrimi
Mendimi me zë të lartë dhe ndërrimi i rregullave
Kontrolla e ndjenjave
Ndjenjat në veten dhe te tjerët
Aksesi i plotë në ushtrimet dhe materialet mësimore do të publikohet në një datë të mëvonshme. Nëse dëshironi të keni akses të plotë në ushtrimet dhe materialet mësimore paraprakisht, ju lutemi na kontaktoni në këtë adresë: FELMAS@phgr.ch
Vlerë e shtuar
Projekti FELMAS fokusohet në forcimin e aftësive për vetëregullim e fëmijëve me origjinë shqiptare, portugeze dhe turke, të cilët jetojnë në Zvicër. Një regulim i mirë i emocioneve dhe sjelljes mund të ketë një ndikim pozitiv në suksesin e mësimit të fëmijëve dhe aftësitë sociale. Fëmijët mund të kontrollojnë më mirë vëmendjen e tyre dhe mund të menaxhojnë më mirë stresin. Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijëve të tyre të mësojnë ose të forcojnë vetëregullimin.
Procedura e trajnimit
Trajnimi zgjat për 6 javë. Gjatë kësaj periudhe zhvillohen 3 takime në prezencë. Ndërmjet takimeve, ju bëni ushtrime në shtëpi me fëmijën/fëmijët tuaj. Në takime, ju merrni një pamje rreth rregulimit të sjelljes dhe emocioneve. Gjithashtu, ju mund të bisedoni dhe shkëmbeni përvoja me nënat e tjera.

Mbrojtja e të dhënave
Privatsia juaj është e rëndësishme për ne. Në projektin e kërkimor të FELMAS, të dhënat tuaja trajtohen konfidencialisht dhe përdoren vetëm për qëllime shkencore. Ne mbrojmë informacionin tuaj nga hyrja e paligjshme dhe respektojmë të gjitha dispozitat ligjore të privatësisë. Pjesëmarrja juaj është vullnetare dhe të dhënat tuaja do të anonimizohen dhe fshihen pas përfundimit të projektit. Për pyetje, jemi në dispozicionin tuaj përmes e-mailit. Mund të na kontaktoni në adresën FELMAS@phgr.ch. Faleminderit për besimin tuaj. Informacione të mëtejshme mund të gjenden nën deklaratën e mbrojtjes së të dhënave.
Financimi i projektit
Projekti përkrahet dhe financohet nga këta instanca:
- Staatssekretariat für Migration (SEM)
- Paul Schiller Stiftung
- Binding Stiftung
- Swisslos Fonds Kanton Aargau
- Pädagogische Hochschule Graubünden
Bashkëpunimet
Prof. Dr. Markus Neuenschwander (PH FHNW, CH)
Prof. Dr. Francesca Suter (PHGR, CH)
Dr. Miriam Compagnoni (Universität Zürich, CH)
Dr. Mirjam Weis (Technische Universität München, DE)
Ekipi
Drejtimi i projektit:
Dr. Sog Yee Mok
Punonjësit e projektit:
Altina Useini, BA
Ayşenur Alp Christ, MA
Karin Viertler, BA
Kevin Guerreiro Paulino, BA
Rica Arpagaus, BA
Sina Schatzmann, lic. phil.
Tabea Achermann
Vanessa Rust, MA
Kontakt
Nëse keni pyetje në lidhje me projektin, mund të na kontaktoni me kënaqësi në adresën FELMAS@phgr.ch. Ne do t’ju përgjigjemi me kënaqësi në gjuhën shqipe, portugeze, turke ose gjermane.